Disfata ndaj Bodo/Glimt lë shenjë, Inter në emergjencë në sfidën ndaj Lecce
Cristian Chivu në Norvegji pësoi një humbje tjetër dhe bëhet fjalë për shërbimin e kapitenit Lautaro Martinez që pësoi një dëmtim. Trajneri i Interit pas përfundimit të ndeshjes foli fillimisht për gjendjen e argjentinasit duke mos e fshehur pesimizmin.
‘Për mendimin tim e kemi humbur, u dëmtua; është diçka serioze-tha Chivu që deklaroi se ka në skuadrën e tij ka edhe dëmtime të tjera por pa përmendur emra-ka edhe të tjerë që shfaqën probleme fizike, duhet të bëjmë llogaritë’
Më pas Chivu foli për ndeshjen dhe humbjen e shëmtuar. ‘Skuadra tentoi dhe pati një sjellje të mirë për 90 minuta, pavarësisht kësaj fushe-shtoi Chivu-nuk është justifikim, por është e qartë se Bodo e njeh më mirë, nuk mund t’i qortoj shumë futbollistët e mi. Kemi pasur probleme me topat e humbur, Bodo ka kualitete, shpejtësi dhe është mësuar të luajë në këtë fushë’.
Megjithatë, pavarësisht humbjes, për Chivu, çështja e kualifikimit për në 1/8 e finaleve nuk është mbyllur.
‘Çështja e kualifikimit ështe ende e hapur, do të luajmë deri në fund në ndeshjen e kthimit-tha Chivu-e dinim që është një skuadër që të bezdis në tranzicion, por do të kërkojmë që në San Siro të kalojmë raundin’.
Top Channel