Presidenti i FIFA-s, Infantino flet për rastin “Vinicius”: Nuk ka vend për diskriminim në futboll…
UEFA konfirmoi se ka caktuar një inspektor për të hetuar incidentin mes Vinicius dhe Prestianni në ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Benfica dhe Realit të Madridit, me brazilianin e Los Blancos që e akuoi kundërshtarin e tij për fyerje raciste.
Klubi portugez reagoi duke theksuar se do të bashkëpunojë duke shtuar se beson versionin e Prestiannit, me argjentinasin që kishte mohuar se i ishte drejtuar me fyerje raciste Viniciusit.
‘Benfica shfaq vullnetin për bashkëpunim, transparencë dhe qartësim për hetimet e UEFA për rastin e dyshuar të racizmit gjatë ndeshjes me Realin e Madridit dhe konfirmon në mënyrë të qartë impenjimin historik në mbrojtje të vlerave të barazisë, respektin dhe gjithë përfshirje, konfirmon. Benfica beson në versionin e dhënë nga Gianluca Prestianni dhe se dënon fushatën e shpifjeve, viktimë e të cilave u bë futbollisti’-lexohet në një komunikatë të skuadrës luzitane.
Top Channel