Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, ka dënuar ashpër incidentin e dyshuar racist ndaj Vinícius Júnior gjatë ndeshjes së parë “play-off” të Champions League mes Real Madridit dhe Benfica-s në Lisbonë.

Në një deklaratë zyrtare, Infantino u shpreh i tronditur dhe i pikëlluar nga ngjarja, duke theksuar se nuk ka absolutisht vend për racizëm, as në sport dhe as në shoqëri. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve përgjegjëse që të ndërmarrin masa dhe autorët e mundshëm të mbajnë mbajnë përgjegjësi .

Kreu i FIFA-s vlerësoi edhe veprimin e arbitrit François Letexier, i cili aktivizoi protokollin kundër racizmit të UEFA, duke ndërprerë përkohësisht lojën pasi Vinicius raportoi se ishte ofenduar me një shprehje raciste nga lojtari i Benfica-s, Gianluca Prestianni.

Infantino theksoi se FIFA, përmes nismave të saj globale kundër racizmit dhe për mbrojtjen e zërit të lojtarëve, mbetet e përkushtuar për të garantuar respekt dhe mbrojtje për futbollistët, zyrtarët dhe tifozët. Ai shtoi se komuniteti ndërkombëtar i futbollit qëndron në solidaritet të plotë me viktimat e racizmit dhe diskriminimit, duke përsëritur mesazhin: “Jo racizmit! Jo çdo forme diskriminimi!”

Incidenti ndodhi pasi Vinicius shënoi golin e vetëm të fitores 1-0 të Real Madridit dhe ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare. UEFA ka konfirmuar se do të shqyrtojë raportet e ndeshjes dhe do të zhvillojë hetime të mëtejshme përpara se të marrë masa disiplinore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB