Gjysmëfinalja e parë në Cross-Country në ski për skuadra për vajza në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano-Cortina pati një garues të veçantë.

Një qen pushtoi pistën e Val di Fiemme, pikërisht në mes të garës. Ky qen, lloji i të cilit njihet si ujku cekosllovak, përshkoi të gjithë zbritjen e pistës e madje kaloi edhe vijën e finishit pas sportisteve

Sipas rrjetit ‘Eurosport’, qeni quhet Nazgul dhe është në pronësi të Alice Varesco, ish sportiste e cross-country që banon pranë pistës.

Imazhet e ‘pushtimit’ të pistës nga qeni Nazgul bënë xhiron e botës dhe me siguri do të jetë një prej episodeve më humoristike të Milano-Cortina 2026.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB