Allegri-Fabregas, fjalët e ashpra ‘fluturojnë’ në konferencën e shtypit, çfarë ndodhi…
Milani nuk arrin të marrë më tepër se një pikëpërballë Como-s, që duhet thënë ja bëri shumë të vështirë edhe këtë pikë. Golin e parë e shënoi skuadra e drejtuar nga Fabregas, por që gjithçka ishte si një dhuratë nga kapiteni kuqezi, portieri Maignan.
Në minutën e 32-të, një gabim i rëndë i portierit Maignan shfrytëzohet maksimalisht nga sulmuesi i miqve, Nico Paz, që e dërgon topin në rrjetë mes këmbëve të portierit francez, 0-1 dhe me këto shifra u mbyllën 45 minutat e para.
Në të dytën kuqezinjtë shtyjnë më tepër ndaj Como-s e cila priste për të shfrytëzuar ndonjë kundërsulm, falë avantazhit komod. Pas shumë përpjekjesh të dështuara, vjen goli i barazimit nga Milani. Rafael Leao merr një top nga thellësia dhe bën të vetmen gjë që do ta çonte te goli, duke goditur topin me parabolë, 1-1. Ndërkohë nga minuta e 64-t kur u barazua rezultati dhe deri në fund skuadra e Alegrit tentoi të gjente fitoren por pa ja dalë mbanë.
Top Channel