Legjenda e futbollit francez shprehu mbështetjen e tij për Vinicius pas sulmit racist që mori nga Prestiani i Benficas.

Ndeshja e play-off-it të Ligës së kampioneve mes Benficas dhe Realit të Madridit u njollos nga një sulm racist ndaj Vinicius nga Prestiani pasi braziliani shënoi. Incidenti shkaktoi shumë reagime, me Thierry Henry që mbajti një qëndrim në emisionin në CBS Sports në lidhje me atë që ndodhi në “Da Luz”:

“Mund ta kuptoj se çfarë po kalon Vinicius. Më ka ndodhur mua panumërta herë në fushë. Gjithashtu më kanë akuzuar se gjej justifikime kur më ndodh mua në ndeshje. Ndonjëherë ndihesh I vetmuar sepse fjala jote është kundër fjalës së tij.”

Në të njëjtën kohë, Henry komentoi edhe lëvizjen e argjentinasit për të mbuluar gojën me fanellën e tij në atë moment që foli: “Nuk e dimë çfarë tha Prestiani, sepse ai ishte shumë i guximshëm, duke mbuluar madje edhe gojën me fanellën e tij për t’u siguruar që nuk do ta shihnim se çfarë po thoshte.”

Pra, ai duket tashmë i dyshimtë, sepse nuk donte që njerëzit të kuptonin dhe të dëgjonin atë që ai po thoshte. Reagimi i Viniciusit tregon se diçka nuk shkoi në atë moment. Ende nuk e dimë se çfarë u tha.

Viniciusi mund të na japë versionin e tij, ndërsa Prestiani, jam i sigurt se nuk do të na tregojë se çfarë tha saktësisht, sepse në një moment e pashë Mbappen të përballej me të dhe ai tha: ‘Nuk thashë asgjë.’”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB