Gjykata e Romës arkivon hetimet për braktisje të fëmijevë minorenë ku të përfshirë ishin ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti dhe partnerja e tij Noemi Bocchi.

Hetimi nisi pas një denoncimi të bërë nga ish bashkëshortja e Tottit, Ilary Blasi që e akuzoi atë se la vetëm vajzën më të vogël për disa orë në një mbrëmje në maj të 2023 për të darkuar jashtë

Gjykatësi i hetimeve pararprake pranoi tezën e dhënë nga Prokuroria duke shpjeguar se vajza e Tottit dhe dy fëmijët e partneres së tij nuk kanë qenë kurrë në një situatë të rrezikshme. ‘Të tre fëmijët pasi darkuan shkuan në shtretërit e tyre respektive, u lanë vetëm në shtëpi nga prindërit e tyre për 3 orë në një shtëpi që ishte e banueshme dhe në gjendje të mirë, me shërbime aktive dhe një person të rritur që ishte punësuar që të ndërhynte në rast nevoje-shkruante gjykatësi në vendimin e tij për arkivimin e çështjes.

Ai nënvizoi se fëmijët, të gjithë nën 14 vjeç, ishin lënë në gjendje të shëndetshme dhe me ushqim e para në dispozicion dhe se në momentin e daljes, çifti nuk i ekspozoi kundrejt rrezikut e as ndaj një rreziku të mundshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB