Mbrëmja e gjatë e Benfica Real Madrid vijoi me një debat në rrjetet sociale në mes të natës. Polemika të forta kanë shpërthyer rreth kësaj ndeshjeje të parë të playoffit në Ligën e Kampioneve ku Los Blancos fituan me rezultatin 1-0 falë golit të Vinicius. Por pikërisht pas këtij goli duket se u verifikua një episod i turpshëm racizmi.

Gianluca Prestianni, sulmuesi i Benfica pretendohet se ka bërë fyerje raciste kundrejt Vinicius edhe pse nuk ka asnjë provë për këtë duke qenë se argjentinasi e kishte mbuluar gojën me fanelë. Vinicius që u sulmua edhe nga publiku pas një festimi provokues për golin e shënuar  me kërcimin e tij te këndi i flamurit, iu drejtua menjëherë arbitrit Letexier që aktivizoi protokollin antiracizëm duke e ndërprerë ndeshjen për 8 minuta. 

Për fat ndeshja u mbyll në fushë me çështjen që u fashit pjesërisht. Por pak orë më vonë, Prestianni u hodh në kundërsulm me një postim në Instagram Story. ‘Në asnjë moment nuk kam bërë fyerje raciste kundrejt Vinicius Junior që për fat të keq interpretoi gabim atë që beson se ka dëgjuar. Nuk kam qenë kurrë racist, më vjen keq për kërcënimet e marra nga lojtarët e Realit të Madridit’-shkruante Prestianni

Përgjigjja e Vinicius ndaj Prestiannit. Vinicius, gjithnjë përmes Instagramit, nuk e minimizoi aspak ngjarjen, përkundrazi.  Në një postim të tij pak pas përfundimit të ndeshjes i përkufizoi racistë dhe të poshtër  personat që e sulmuan sidomos Prestiannin dhe u ankua se protokolli antiracizëm u aplikua keq sipas tij dhe për kartonin e verdhë që mori pas festimit. ‘Racistët, në radhë të parë janë frikacakë. Duhet të mbulojnë gojën me fanelë për të treguar se nuk vlejnë asgjë. Por kanë mbrojtjen e të tjerëve që teorikisht kanë detyrimin për ta ndëshkuar. Asgjë nga çfarë ndodhi sot nuk është diçka e re në jetën time dhe të familjes sime. Mora një karton të verdhë për festimn e një goli akoma nuk e kuptova pse. Nga ana e tjetër, vetën një protokoll i aplikuar keq dhe që nuk shërbeu për asgjë. Nuk më pëlqen të shfaqem në situata si kjo, sidomos pas një fitore të madhe. Faqet e e para të mediave duhet të jenë për Realin e Madridit. por është e nevojshme-shkruante Vinicius

Presitanni-Vinicius, Mbappé kërkon sanksione nga UEFA. Edhe dy klubet kanë qëndrime të ndryshme. Nga njëra anë është Reali i Madridit, për të cilin foli trajneri Arbeloa: ‘Çfarë bëri Prestianni? Duhet të pyesni atë, duhet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje dhe t’ua shpjegojë të gjithëve-tha Arbeloa. Akoma më të ashpra ishin fjalët e Kylian Mbappe. Në fillim në fushë francezi iu drejtua Prestiannit duke e cilësuar si racist pasi sipas tij argjentinasi e quajti Vinicius ‘majmun’. Dhe më pas ai foli për median: ‘Ai djali nuk duhet të luajë më në Ligën e Kampioneve, duhet të japim shembujt te fëmijët që na shohin dhe disa gjëra nuk mund të pranohen. Njerëzit nuk e dinë se çfarë ka ndodhur dhe për këtë arsye na fërshëllyen. Të linim fushën? Pyeta Vinicius çfarë donte të bënte, si skuadër ishim gati për ta ndjekur, nuk do ta lëmë kurrë vetëm’-ishin fjalët e Mbappe që më pas u shpreh edhe në X: ‘Vallëzo Vinicius e mos ndalo kurrë. Mos e lër veten të të thonë se çfarë duhet të bësh dhe çfarë jo’

Po kështu ka reaguar  edhe Benfica që nëpërmjet rrjeteve sociale postoi një video të përballjes mes Prestianni dhe Vinicus duke shkruar: ‘Siç tregojnë imazhet, duke parë distancën, futbollistët e Realit të Madridit nuk mund të kenë dëgjuar atë që ata pretendonin se kishin dëgjuar’. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB