Newcastle është praktikisht me një këmbë në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve. Skuadra angleze arriti t’i imponohej Qarabag në transfertën azere teksa e mundi me rezultatin 6-1.

Newcastle e zgjidhi praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë të cilën e mbylli me rezultatin 5-0 ku protagonist absolut u bë Anthony Gordon, autor i 4 prej 5 golave për Magpies.

Festivali i golave për Newcastle nisi që në minutën e 3 kur Gordon shënoi golin e avantazhit pas asistit të Burn. Pas 5 minutash Trippier gjeti saktë Thiaw që mposhti portierin e Qarabag duke e çuar rezultatin në 2-0. Pas këtij goli i erdhi sërish radha Gordon që dha spektakël teksa shënoi edhe 3 herë të tjera, në dy prej këtyre 3 rasteve, sulmuesi i Newcastle shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për të fiksuar rezultatin 5-0 në fundin e 45 minutave të para.

Në fillimin e pjesës së dytë, Qarabag shënoi me Cafarquliyev për të shkurtuar rezultatin në 5-1. Por në minutën e 73, Newcastle shënoi sërish, këtë radhë me Murphy për të çuar rezultatin në 6-1 në favorin e tij. Me këto shifra u mbyll i gjithë 90 minutëshi dhe Newcastle nëse nuk ndodh gjëma e madhe, është praktikisht në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB