Gjendja e fushës në Aspmyra Stadion ka shqetësuar prej orësh të tëra Interin. Gjatë gjithë kohës është folur për fushën me bar sintetik, ku pas pak është parashikuar të zhvillohet sfida mes Bodo/Glimt dhe skuadrës zikaltër.

Pas stërvitjes së fundit që skuadra milanezë zhvilloi të martën në mbrëmje, në rrjetet sociale u bënë virale videot ku Chivu testonte gjendjen e terrenit të lojës. Në një video të shkurtër dukej qartë shqetësimi i teknikut rumun për ‘rrudhat’ që ishin formuar pranë vijës anësore, një pasojë e operacioneve për të pastruar fushën nga bora duke përdorur automjete të rënda.

Vendimi final. Përsa i përket ndeshjes, UEFA nuk ka dyshime dhe sfida do të luhet; inspektimi që u bë në orët e paradites mjaftoi për të larguar çdo dyshim, megjithatë ka një ‘por’. Punonjësit e stadiumit, në fakt kanë punuar dhe do të vazhdojnë punën deri kur të startojë ndeshja për të reduktuar zonat problematike të fushës së lojës dhe për ta bërë fushën sa më të praktikueshme që të jetë e mundur për një ndeshje të Ligës së Kampioneve. Nëse gjatë ndeshjes do të ngrihet sërish bari në disa zona, do të jetë ‘administrim normal’. Në këtë pikë Interit do të lutet dhe shpresojë që të mos ketë dëmtime të lojtarëve të tij për shkak të kësaj situate që i bashkohet motit të akullt norvegjez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB