Fyerjet raciste në Benfica-Real Madrid, UEFA nis hetim zyrtar/ Mbappe: E dëgjova kur tha ‘majmun’
E mërkura e playoffit të Ligës së Kampioneve premton të jetë e zjarrtë, pavarësisht temperaturave arktike që presin Interin. Janë 4 ndeshje që luhen këtë mbrëmje ku padyshim priten të tjera emocione.
Bodo-Inter: Chivu sfidon Rrethin Polar dhe ‘helmet’ e Derbit të Italisë. Interi i Cristian Chivu ka zbarkuar në Norvegji për të luajtur ndaj Bodo/Glimt në një ndeshje që duket si një kurth. Ziklatrit vijnë në këtë ndeshje në shoqërinë e polemikave të forta që shpërthyen pas sfidës me Juventusin; arbitrimi i La Penna la lënë gjurmë të thella, por trajneri iu kërkon të tijve që të fshijnë nga mendja atë çfarë ndodhi dhe të nisin gjithçka nga e para. Pengesa e parë, përtej organizimit taktik të skuadrës skandinave, do të jenë kushtet e motit. ndërsa Bodo/Glimt e përgatiti ndeshjen nën diellin e Marbellas, Interi do të duhet të përshtatet menjëherë me akullin e vendit nordik. Chivu po përgatit disa ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen me Juventusin. Do të ketë hapësirë për Carlos Augusto dhe një mes Acerbit e De Vrij, ndërkohë që rumuni do t’i besojë sërish Piotr Zielinskit duke parë mungesat e Calhanoglu dhe Frattesi. Në sulm është balotazhi mes dysheve sulmuese; Lautaro-Pio Esposito apo Thuram-Bonny? Interit u duhet të hipotekojë kualifikimin dhe të evitojë që akulli norvegjez t’i ngrije ambiciet e lavdisë skuadrës zikaltër
Në fushat e tjera; nga Baku në Pire, e mërkurë zjarri. Nuk është vetëm Interi, programi i kësaj të mërkure ofron ndeshje spektakolare në të gjithë Evropën. Neëcastle do të luajë një prej transfertave më lodhëse të sezonit, pasi ka udhëtuar drej Azerbajxhanit për t’u përballur me Qarabag, një fushë historikisht e vështirë për klubet angleze. Në Belgjikë, Club Brugge pret Atletico Madrid, një sfidë që parashikohet e bllokuar dhe taktike, ku eksperienca e Los Colchoneros do të vihet përballë dinamizmit belg. Dhe në fund, Bayer Leverkusen fluturoi në Athinë për sfidën me Olympiacos. Gjermanët duhet të ruajnë qetësinë në duelin e Pireut duke kërkuar që të bëjë që superioriteti i tij teknik të prevalojë kundrejt një prej tifozerive më të nxehta në kontinentin evropian.
Top Channel