Atalanta e Gjimshitit nuk ia del, bergamaskët munden në Gjermani nga Dortmundi
Luciano Spalletti tregohet i drejtpërdrejtë kur flet pas huymbjes së rëndë të pësuar në Stamboll ndaj Galatasaray që e largon skuadrën e tij nga 1/8 e finaleve të Ligës së kampioneve. Tekniku toskan foli për Sky Sports duke pranuar gabimet e bëra
‘E mbyllëm keq pjesën e parë dhe kërkuam të rivendosnim rregull në pjesën e dytë-tha Spalletti-pësuam rënie në aspektin e personalitetit dhe të karakterit. Sonte bëmë 3 hapa prapa, jo një’.
Padyshim që Juventus në këtë ndeshje u penalizua edhe nga ndëshkimi me karton të kuq të Cabal që u aktivizua si zëvendësues në vend të Cambiaso i cili ishte i ndëshkuar me karton të verdhë.
‘Cambiaso në fundin e pjesës së parë rrezikoi kartonin e dytë të verdhë-shtoi Spalletti-nëse dikush në ndeshje të tilla ka një karton të verdhë duhet të menaxhosh situatën, por gjithsesi e paguam shtrenjtë me Cabal. Ky karton i verdhë i dysfishtë na krijoi vështirësi, ndërkohë që edhe ne e bëmë tonën me gabimet e shumta të kryera’
Ai që shqetëson Spallettin është gjendja e Bremer që u largua në minutën e 30 për një problem. ‘Duhet parë, mundet që të ketë probleme-shtoi Spalletti.
Në 4 ndeshjet e fundit, Juventusi ka pësuar të paktën 2 gola për ndeshje duke e ndryshuar trendin e sfidave të mëparshme. ‘Unë kam këtë bindje se ne mund të lehtësojmë këtë vështirësinë në fazën mbrojtëse nëse ia dalim të luajmë futboll-tha Spalletti-nuk kemi futbollistë që të bëjnë mirë rinisjen në kundërsulm apo shumë solidë në mbrojtje. Nëse jemi nën nivel, rrezikojmë gjithmonë’
Më pas Spalletti bëri analizën e kësaj humbjeje të rëndë dhe motiveve që sollën në këtë rezultat
‘Ne duam të luajmë gjithnjë në situata normale-tha Spallleti-kur rreziku është ekstrem, topi largohet, nuk është e vërtetë kjo gjëja që duhet luajtur gjithmonë. Dhe kur ndodhin këto gjëra ekstreme, e përsëris nuk është asnjëherë e lehtë’.
Top Channel