Juventus dhe Luciano Spalletti marin lajme të këqija në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Galatasaray.

Në minutën e 30 të kësaj përballjeje, Gleison Bremer la fushën e lojës për shkak të një problemi në kofshën e djathtë.

Mbrojtësi bardhezi tentoi të rikthehet të luajë pas një mesazhi që iu nënshtrua në anë të fushës, por pak minuta më vonë futbollisti u detyrua të braktisë fushën e lojës duke u zëvendësuar nga Federico Gatti .

Në orët në vazhdim është parashikuar që Bremer t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësorë nga ku do të kuptohet shkalla e dëmtimit të qendërmbrojtësit brazilian dhe kohën që mund të qëndrojë jashtë fushave të lojës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB