Alessandro Bastoni ka thyer heshtjen për episodin me Kalulu që solli ndëshkimin me karton të kuq të futbollistit të Juventusit dhe që prej 3 ditësh është bërë temë diskutimi në median italiane. Mbrojtësi italian foli për Sky Sport në prag të ndeshjes me Bodo/Glimt duke pranuar gabimin e tij

‘Është folur shumë për atë çfarë ndodhi të shtunën, prita disa ditë për të parë edhe njëherë episodin të kuptoja diferencat me atë që perceptova në fushë-tha Bastoni-ndjeva një kontakt me krahun tim dhe kur pashë edhe njëherë imazhet, ka qenë absolutisht e tepriuar. Për këtë arsye jam këtu, për ta pranuar dhe të marr përsipër përgjegjësitë e mia. Por gjëja për të cilën më vjen më shumë keq, është sjellja pas ndëshkimit me karton të kuq. Kështu që jam këtu sepse një qenie njerëzore ka të drejtën të gabojë, por ka edhe detyrën për të pranuar gabimin’

Më pas Bastoni foli për ndeshjen e Interit me Bodo/Glimt

‘Është një skuadër e fortë, që ka kualitet dhe forcë për t’u rinisur në kundërsulm-vijoi Bastoni-është një skuadër e organizuar, me siguri sfida me Bodo/Glimt është një kurth sepse nuk jemi mësuar të punojmë në ato kushte. Do të luajmë në fushë me bar sintetik, do të jetë shumë ndryshe, por nuk duam asnjë alibi’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB