Dy stadiume, një emër. Tifozi spanjoll gabon, nuk sheh Barcelonën por skuadrën e Divizionit të Tretë në Angli.
Alessandro Bastoni pasditen e kësaj të marte theu heshtjen në lidhje me episodin me Kalulu ku ai u bë protagonist absolut me simulimin e tij në ndeshjen mes Interit dhe Juventusin.
Qendërmbrojtësi zikaltër ishte përkrah Chivu në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Bodo/Glimt ku ai pranoi gabimin e tij dhe mori përsipër të gjitha përgjegjësitë e tij.
Ajo që ra në sy me këtë rast ishte fakti që të pranishëm në sallën e konferencës për shtyp ishin edhe kapiteni Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella.
Të dy kapitenët e Interit deshën që t’i qëndronin pranë shokut të tyre të skuadrës që ka përjetuar ditë shumë të vështira për atë çfarë ndodhi në mbrëmjen e së shtunës në San Siro, me futbollistin por edhe familjen e tij që janë bërë edhe objekt kërcënimesh.
Top Channel