Bodo/Glimt pret në mbrëmjen e së mërkurës Interin në ndeshjen e parë të playoffit në Ligën e Kampioneve, me skuadrën norvegjeze që do të tentojë të bëjë surprizën në këtë përballje me skuadrën nënkampione të Evropës.

‘E dimë që përballemi më një skuadër evropiane të një niveli të lartë-tha trajneri i Bodo/Glimt, Kjetil Knutsen-janë në formë dhe ne duhet t’i bëjmë gjërat sipas mënyrës sonë duke pasur parasysh ku jemi. Duhet të kërkojmë të marrim maksimumin çdo ditë nga një grup i uritur si në temperaturë -10 gardë si në kushte të tjera’

Knutsen nuk i kurseu elozhet ndaj Interit, por tregoi një pikë të dobët të zikaltërve

‘Gjëja më e vështirë me Interin është se është mësuar që të përballet me skuadra që luajnë një për një dhe është oi aftë të krjojë i pari hapësira në qendër-shtoi Knutsen-por nëse rikuperojmë topin, zikaltrit janë vulnerabël; është një nga momentet ku mund t’i godasim. Pika tjetër është që t’i detyrojmë të mbrojnë ulët dhe të kemi kurajon që t’i bëjmë të vuajnë’

Ndërkaq zhurma e madhe e episodit të Kalulu në Inter-Juventusi shkoi edhe në Norvegji ku u diskutua edhe nga Knutsen

‘Kemi luajtur kundër skuadrave italiane dhe është pjesë e futbollit-tha Knutsen-nuk besoj se kjo është ajo ku duhet të përqendrohemi. E kuptoj se Juventus fletpër ketë sepse ishte një situatë vendimtare dhe e gabuar. Diskutimi ka të bëjë me përdorimin e VAR; në cilat situata mund të ndërhyjë që të evitohen gabime të tilla? Shpresoj që të arrihet në këtë pikë sepse disa truke nuk duhen shpërblyer.Futbolli nuk duhet të jetë kështu. Gjithsesi ne jemi të përgatitur për atë që na pret kundër Interit. Është një skuadër eksperte  dhe do të përdorë gjithçka mundet. Ne duhet të jemi të përqendruar në mënyrën e administrimit të ndeshjes dhe të jemi sa më shumë të kthjellët që të jetë e mundur. E dimë që gjithnjë ka një dimension më shumë në ndeshje sidomos ato në nivel ndërkombëtar’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB