Drejtuesit e Juventusit Damien Comolli dhe Giorgio Chiellini rrezikojnë një skualifikim të rëndë nga Gjykatësi Sportiv në Itali për shkak të zemërimit të shfryrë ndaj arbitrit La Penna në pushimin e ndeshjes mes Interit dhe Juventusit për shkak të kartonit të kuq të dhënë ndaj Kalulu.

Në këtë përplasje ishte i pranishëm edhe trajneri Luciano Spalletti që iu drejtuar arbitrit duke i thënë: ‘Falsifikove ndeshjen, por trajneri toskan ndërhyri duke larguar francezin për të evituar që situata të përkeqësohej.

Në një situatë të tillë Gjykatësi Sportiv, ditën e martë mund të vijë një skualifikim në drejtim të Comollit dhe Chiellinit dhe një gjobë e majmë për Juventusin, ndërkohë që mund të kërkohet edhe hetime shtesë për këtë ngjarje. Megjithatë gjithçka do të varet nga raporti i La Penna.

Por tonet e larta të Comollit dhe Chiellinit nuk ishin vetëm në drejtim të arbitrit të ndeshjes, por edhe në drejtim të zikaltërve. Dhe Spalletti, sipas disa dëshmive, i është drejtuar presidentit të Interit, Beppe Marotta duke i thënë: ‘Keni bërë një pisllëk’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB