Cristiano Ronaldo është rikthyer në fushë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë pas mungesës në dy takime si shenjë proteste ndaj drejtuesve të Al Nassr.

Ylli portugez kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutën e 17-të, duke finalizuar nga afërsia pas një aksioni të shpejtë ofensiv.

Pas një asistimi të saktë nga Sadio Mané, Ronaldo nuk fali përballë portierit vendas, duke treguar edhe një herë instinktin e tij vrastar në zonë. Ky ishte goli i 962-të në karrierën e jashtëzakonshme të 39-vjeçarit, i cili vazhdon të ndjekë objektivin ambicioz për t’u bërë futbollisti i parë në histori që arrin kuotën e 1000 golave zyrtarë.

Pavarësisht polemikave jashtë fushe, në fushë Ronaldo vazhdon të flasë me gola – dhe historia duket se ende nuk ka mbaruar për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB