Skënderbeu e lë pas barazimin me Korabin dhe kthehet te fitorja në Kategorinë e Parë. Skuadra korçare iu imponua në sfidën e radhës Apoloninë me rezultatin 3-2 duke ia shtuar problemet skuadrës fierake që nuk pozicionohet mirë në klasifikim.

Për Skënderbeun protagonisti absolut u bë Nasr, autori i të 3 golave për skuadrën korçare, ndërkohë që Apolonisë nuk i mjaftuan dy golat e Sulos dhe Topit për të evituar këtë humbje dhe tani e sheh veten në vendin e 9 të klasifikimit.

Ishte pikërisht Apolonia ajo që zhbllokoi rezultatin me golin e Sulos që në minutën e 7, por Skënderbeu barazoi në të 29 me Nasr, ndërkohë që në pjesën e dytë përmbysi gjithçka teksa Nasr shënoi edhe në minutat 61(me penallti) dhe të 79 për të cuar rezultatin në 3-1.

Në minutën e 89, Topi vetëm sa shkurtoi në 3-2 rezultatin për Apoloninë që mbetet me 24 pikë, ndërsa Skënderbeu shkon në 51 pikë dhe e çon në 3 pikë diferencën me Laçin e vendit të dytë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB