Shqipëria po plaket shpejt/ Rënie alarmante e lindjeve, vendi drejt tkurrjes demografike

14/02/2026 12:38

Lindja e një fëmije është gjithmonë gëzim për një familje dhe shpresë për shoqërinë.

Por në Shqipëri kjo shpresë po zbehet nga viti në vit. Në 2025 janë regjistruar gjithsej 21 mijë e 425 foshnja një rënie me 8.1% krahasuar me vitin 2024. Faktorët ekonomikë pasiguria dhe emigracioni po e bëjnë dhe më të vështirë vendimin për të sjellë një jetë një fëmijë. Duke e kthyer tkurrjen demografike në një realitet alarmues për vendin.

Kjo tkurrje demografike po bëhet edhe më e shpejtë edhe në 5-vjeçarin e fundit. Jo vetëm në zonat më të thella si edhe në qytetet me pak popullsi për shkak të emigracionit lindjet kanë rënë, pro ky fenomen ka prekur edhe zemrën ekonomike dhe industriale të vendit.

Rënia e lindjeve ka prekur çdo qark ndjeshëm teksa vetëm Tirana shënon një rritje të lehtë ndërsa 11 qarqet e tjera shënojnë vetëm rënie. Gjirokastra ka dhe numrin më të ulët të lindjeve ku vetëm të 2025 kanë lindur vetëm 70 foshnje. Ndërsa qarku më rënien më të madhe të lindjeve me 38,9 %.

Por nëse e krahasojmë me fillimet e viteve 1990 Shqipëria po person një nga krizat më të thella demografike të saj. Teksa 35 vite më pas kemi një rënie me 74% të lindjeve.
Ndalur sipas shtesës natyrore të popullsisë, shtatë prej qarqeve regjistrojnë shtesë natyrore pozitive, ndërsa në pesë qarqet e tjera, shtesa natyrore është negative. Tirana është dhe qarku me shtesën natyrore më të lartë ndërsa në Fier janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje, duke u kthyer kështu edhe në qarkun me shtesën natyrore më të ulët.

Humbjet e jetëve më të shumta përveç Tiranës, janë regjistruar në Fier e Durrës. Ndërsa Korca shënon dhe rënien më të theksuar të vdekjeve në 2025. Kriza demografike shihet si një nga sfidat më të mëdha për Shqipërinë një problem nuk mbetet vetëm në raportet vendase por është adresuar dhe ngritur si shqetësim dhe nga institucionet ndërkombëtare të cilat paralajmërojnë për pasoja afatgjata në ekonomi tregun e punës dhe të ardhmen e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB