Nxjerrja nga kampi e Eva Dumanit, reagon Ministria e Punëve të Jashtme: Operacioni i shtrirë në kohë u mundësua me mbështetjen e partnerëve tanë

14/02/2026 20:30

Në sekret të plotë qeveria shqiptare në bashkëpunim me partnerët ka mundur të sjellin në Shqipëri një vajzë e cila prej shumë vitesh ishte në një kamp në Siri.

Ajo është Eva Dumani e cila nuk pranoi të vinte në Shqipëri disa vite më parë kur u ndërmor një mision evakuimi përmes të cilit u kthyer i vëllai.

Për këtë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme, ku shkruan:

“Në përgjigje të interesit të mediave, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, informon se falë koordinimit dhe bashkëveprimit midis disa institucioneve të shtetit shqiptar, përfshirë MEPJ përmes përfaqësisë diplomatike të vendit në Turqi, është realizuar me sukses operacioni për kthimin në Shqipëri të shtetases E.D, e cila gjendej prej disa vitesh në një kamp të Sirisë.

Operacioni i shtrirë në kohë u mundësua me mbështetjen e partnerëve tanë, në veçanti me kontributin e autoriteteve turke të cilat i falënderojmë për bashkëpunimin në këtë rast sensitiv.

MEPJ rikonfirmon gatishmërinë dhe vullnetin për t’ju përgjigjur në çdo rast, nevojave apo situatave që ndikojnë shtetasit shqiptarë kudo që ata ndodhen përtej kufijve”, shkruan Ministria e Punëve të Jashtme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB