Real Madrid shkatërron Sociedat-in me 4 gola dhe merr kreun e La Liga-s
Xherdan Shaqiri po shkëlqen me FC Basel, duke treguar se rikthimi i tij në fushë ka kthyer nivelin e mesfushorit zviceran në majat e Europës.
Sipas të dhënave të publikuara nga SofaScore, Shaqiri renditet i treti mes lojtarëve të ligave kryesore evropiane për involvime në gola në dy sezonet e fundit, pas Harry Kane (63) dhe Kylian Mbappé (61), me gjithsej 59 gola dhe asistime.
Në 66 ndeshjet e fundit, Shaqiri ka shënuar 32 gola dhe ka dhënë 33 asistime – një bilanc impresionues që e vendos ndër mesfushorët më produktivë të Europës.
Rikthimi i tij te Baseli nuk është vetëm një lajm i mirë për tifozët zviceranë, por edhe një sinjal i qartë se Shaqiri vazhdon të jetë një lojtar vendimtar, i aftë të ndikojë në lojë dhe të bëjë diferencën në çdo ndeshje.
Top Channel