E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë
Një 18-vjeçare, Natalia Murtati, është vetëplagosur me armë zjarri në dhomën e hotelit të të dashurit të saj, ndërsa ky i fundit, Erisjaldo Gjuta së bashku me familjarët ndodheshin në katin e parë të biznesit.
Pasi kanë dëgjuar të shtënat ata janë ngjitur në dhomë dhe kanë gjetur 18-vjecaren e plagosur. Nëna e 22-vjeçarit dhe nipi i bashkëshortit të saj e kanë transportuar vajzën në spital, duke deklaruar se e kanë gjetur në rrugë të plagosur dhe e kanë ndihmuar.
Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se e reja pasi është përmendur ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e të dashuri në dhomën e hotelit të tij.
Aktin ajo ka deklaruar se e ka kryer pasi ‘ka bërë shumë gabime në jetë’.
Policia ndërkohë ka vënë në pranga nënën e të dashurit të vajzës, Mirvetja Gjuta, xhaxhain e tij Vladimir Gjuta, ndërsa janë shpallur në kërkim partneri i 18-vjeçares Erisjaldo Gjuta, babai i tij Sajmir Gjuta dhe kushëriri Elvir Gjuta, të cilët akuzohen për fshehje krimi dhe pastrim gjurmësh.
Top Channel