18 vjeçarja vetëplagoset në një hotel në Tiranë, familja e të dashurit tenton të fshehë ngjarjen

14/02/2026 08:20

Një 18-vjeçare, Natalia Murtati, është vetëplagosur me armë zjarri në dhomën e hotelit të të dashurit të saj, ndërsa ky i fundit, Erisjaldo Gjuta së bashku me familjarët ndodheshin në katin e parë të biznesit.

Pasi kanë dëgjuar të shtënat ata janë ngjitur në dhomë dhe kanë gjetur 18-vjecaren e plagosur. Nëna e 22-vjeçarit dhe nipi i bashkëshortit të saj e kanë transportuar vajzën në spital, duke deklaruar se e kanë gjetur në rrugë të plagosur dhe e kanë ndihmuar.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se e reja pasi është përmendur ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e të dashuri në dhomën e hotelit të tij.

Aktin ajo ka deklaruar se e ka kryer pasi ‘ka bërë shumë gabime në jetë’.

Policia ndërkohë ka vënë në pranga nënën e të dashurit të vajzës, Mirvetja Gjuta, xhaxhain e tij Vladimir Gjuta, ndërsa janë shpallur në kërkim partneri i 18-vjeçares Erisjaldo Gjuta, babai i tij  Sajmir Gjuta dhe kushëriri Elvir Gjuta, të cilët akuzohen për fshehje krimi dhe pastrim gjurmësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB