Pas dështimit të Super League, Barcelona kthehet në Shoqatën e Klubeve Evropiane
Influenceri i famshëm spanjoll Ibai Llanos dhe ylli i Real Madridit Vinicius Junior u bënë hit në rrjetet sociale pasi komentonin humbjen e thellë 4-0 të Barcelonës pësuan ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Të besuarit e Hansi Flick u mposhtën me rezultat të thellë në duelin që u zhvillua në Madrid, i cili u përcoll me polemika të shumta për shkak të disa vendimeve të arbitrave. Ishte ky rezultat që u bë temë e një videoje virale në të cilën Ibai Llanos i zbulon yllit të Real Madridit se rivali i tyre më i madh humbi bindshëm. Kur dëgjoi se Barcelona humbi 4-0 në Madrid, Vinicius nuk mundi ta fshihte habinë e tij në fillim. Braziliani reagoi me një buzëqeshje dhe mosbesim dhe reagimi i tij spontan shumë shpejt pushtoi rrjetet sociale.
@marca.com 👀 Así descubre Vini, por Ibai Llanos, que el Barça iba perdiendo 4-0… y esta fue su reacción 😲 #DeportesEnTikTok #futbolentiktok ♬ sonido original – Diario MARCA
Kujtojmë se ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më datë 3 mars dhe Barcelona do të synojë të bëjë rikthimin spektakolar në prani të tifozëve të saj.
Top Channel