“Puthu me Dash Sulën”, Berisha ironizon kryeministrin për emërimin e ish-deputetit demokrat si Kryeinspektor i Përgjithshëm

13/02/2026 15:10

Sali Berisha ka ndjekur daljen e Dashnor Sulës krah Edi Ramës dhe nuk e kaloi pa një koment ironik humbjen e deputetit të tij.

“‘Ekziston shprehja popullore, puthu me Milon, por sot kjo është, puthu me Dashin”, tha Berisha.

Sipas kreut të Partisë Demokratike, kryeministri duhet të ishte këtë të premte në konferencën më të rëndësishme vjetore të sigurisë, por pas forumit në Davos, pretendon se Ramës i kanë mbyllur derën edhe në MYNIH.

“Nuk ka ndodhur kurrë që një vendi anëtar të NATO-s, t’i mbyllen dyert në forumin e Davosit, të mos lejohet të shkojë. për t’i vënë kapak damkosjes është kjo e pashembullta në historinë e Konferencës së Sigurisë në Mynih. Pra, natyrisht ju nuk mund të keni njoftim zyrtar nga Edi Rama, por unë u them se ekipi i dërguar mbeti i tromaksur, ndërsa në tavolinën gabimisht protokolli kishte vendosur edhe emrin e Edi Ramës, se do ishte. Por dikush u kujtua dhe shkoi dhe e hoqi dhe atë, dhe Edi Rama nuk shkon dot në Mynih”, tha ai më tej.

Përgjigja e Berishës për të mos lejuar ndryshimet ligjore të kërkuara nga PS për të ndalur pezullimet nga detyra të anëtarëve të qeverisë ishte përmes vazhdimit të kryengritjes që ai e quan paqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB