Barcelona bëhet sërish pjesë e Shoqatës së Klubeve (EFCA), dikur ECA. Ky organizëm e ka pranuar sërish në radhët e tij klubin katalanas pas asaj që ndodhi me projektin tashmë të dështuar të Super League. Vetë Barcelona konfirmoi gjithçka nëpërmjet një komunikate për shtyp.

‘Barcelona bën të ditur se ka marrë komunikimin zyrtar nga EFC që konfirmon pranon rikthimin e klubit si anëtar i zakonshëm të organizmit-theksohej në komunikatën e Barcelonës-pas vendimit të klubit për të mbyllur çdo lidhje me European Super League Company dhe për të prezantuar kërkesën për t’u pranuar, Këshillin Administrativ i EFC miratoi me unanimitet ripranimin e Barcelonës në bazë të statuteve të tij’

Në komunikatën e Barcelonës nënvizohej se vetë presidenti i EFC, Nasser Al Khelaifi, prezantoi personalisht kërkesën e pranimit të klubit në Këshill dhe se ai vuri në dukje rolin vendimtar të luajtur nha Joan Laporta në afrimin e klubit me organizmin që bënë të mundur arritjen e këtij akordi

‘EFC shprehu kënaqësinë dhe nderin e saj për t’i uruar sërish mirëseardhjen Barcelonës si Anëtar i Zaondhëm dhe shprehu vullnetin për të bashkëpunuar me klubin për të përcaktuar hapat e ardhshëm dhe për të konkretizuar implikimin brenda organizatës në këtë etapë të re-vijohej në komunikatën e Barcelonës-Barcelona vlerëson shumë pozitivisht këtë vendim dhe rikonfirmon impenjimin e saj për të punuar së bashku me pjesën tjetër të klubeve evropiane për të mirën e futbolloy, kompeticioneve dhe tifozëve të tij’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB