Lionel Messi, merr kritika të forta për shkak të reagimit pas fjalimit të presidentit Trump!
Barcelona pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin Teknik të Gjyqtarëve (CTA), pas një pritjeje tetëminutëshe për një vendim të VAR-it, që përfundoi me anulimin e një goli për pozicion jashtë loje të Pau Cubars.
Incidenti ndodhi në fillim të pjesës së dytë, në momentin kur Barcelona po përpiqej të ngushtonte diferencën pas disavantazhit 4-0. Sipas Mundo Deportivo, në një deklaratë të publikuar nga CTA thuhet se vonesa në marrjen e vendimit erdhi si pasojë e mosfunksionimit të teknologjisë gjysmë-automatike për pozicionin jashtë loje.
Kjo bëri që gjyqtari i VAR-it, Pablo Gonzalez, të detyrohej të vizatonte manualisht vijat e pozicionit jashtë loje nga pamjet e siguruara.
Po sipas CTA-së, sistemi gjysmë-automatik nuk arriti të gjeneronte vijat për shkak të dendësisë së lartë të lojtarëve në zonë. Ata këmbëngulin se vendimi ishte i saktë, pasi topi kishte prekur Robert Lewandowskin, duke lëvizur përpara, dhe Cubarsi ndodhej përtej vijës së fundit të mbrojtjes në momentin e prekjes. Një Barcelonë e zemëruar pritet të paraqesë ankesë edhe në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF). Sipas RAC1, drejtuesit katalanas janë thellësisht të irrituar si nga mënyra e menaxhimit të vendimit të VAR-it, ashtu edhe nga fakti që VAR-i nuk i kërkoi gjyqtarit të rishikonte një episod për karton të kuq ndaj Giuliano Simeone.
Top Channel