Ronaldo drejt “ëndrrës” së tij, Botërorit, pajisja superteknologjike për rikuperim të shpejtë 11/03 21:03
Lazio është e shqetësuar për gjendjen e Pedros. Sulmuesi spanjoll u nxor me barelë në pushimin e pjesës së parë të çerekfinales së Kupës së Italisë kundër Bolonjës.
Ai u dërgua menjëherë në spital për kontrolle në kyçin e këmbës dhe gjurin e djathtë.
Sipas ‘Lazio Style Channel’, është përjashtuar mundësia e një frakture dhe besohet të jetë një deformim i rëndë. Trajneri Maurizio Sarri i tha gjithashtu Mediaset se raportet fillestare sugjerojnë se nuk ka fraktura.
Top Channel