Ferrari/ Të ardhura rekord, ofron 15 mijë euro bonus për çdo punonjës
Lewis Hamilton ka folur publikisht për herë të parë lidhur me romancën e tij me Kim Kardashian, por nuk ka zbuluar shumë detaje.
‘Ylli’ i Ferrari-t, 41 vjeç, u pyet nga gazetarët në lidhje me fundjavën që kaloi në Super Bowl me Kim, por dha një përgjigje të shkurtër me pak fjalë: “Nuk komentoj për këtë. Është private.” Hamilton dhe Kardashian janë parë së bashku në fundjavë në Kaliforni, pas disa udhëtimeve romantike në Britani dhe Paris. Ata kanë nisur lidhjen muajin e kaluar dhe mediet kanë ndjekur çdo shfaqje publike të çiftit.
Pas Super Bowl, Hamilton u nis drejt Bahreinit për testimet e sezonit të ri të Formula 1 me Ferrari. Aty u rendit i katërti në sesionin e parë, vetëm pas rivalëve Max Verstappen, Oscar Piastri dhe George Russell. ‘Ylli’ i F1 komentoi edhe shanset për titull këtë sezon: “Është e pamundur të dihet tani. Shpresoj të jemi konkurrues. Të gjithë duken të barabartë, përveç Mercedes-it që mund të kenë disa avantazhe teknike.”
Edhe pse fansat janë të etur për detaje mbi marrëdhënien e tij, Hamilton ka bërë të qartë se jeta e tij personale mbetet private, ndërsa fokusi i tij mbetet te pista dhe sfidat e reja të sezonit 2026 të F1, që nis më 8 mars, në Melbourne.
Top Channel