WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Diskutimet në Gjermani për marrëdhënien e miliarderit 70-vjeçar dhe ish-drejtorit ekzekutiv të Google, Eric Schmidt, me modelen 27-vjeçare dhe vajzën e kryeministrit të Bavarisë, Gloria-Sophie Burkhardt, vijojnë të tërheqin vëmendje mediatike.
Sipas një raporti të ri të gazetës Bild, dyshja ka kaluar kohë së bashku në udhëtime nga SHBA drejt Indisë dhe Evropës, madje thuhet se për javë të tëra kanë lëvizur pothuajse çdo ditë bashkë.
Sipas të njëjtit burim, paraqitja e tyre e radhës publike pritet në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, që zhvillohet fundjavën e ardhshme dhe mbledh zyrtarë të lartë nga e gjithë bota. Vëmendja ndaj tyre nisi për herë të parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku u fotografuan krah për krah.

Burkhardt e ndan kohën mes Nju Jorkut, Los Anxhelosit dhe Gjermanisë. Ajo ka studiuar administrim biznesi dhe ekonomi dhe ka përfunduar një master në administrim biznesi. Në karrierën e saj si modele është shfaqur edhe në Vogue Turkey, ndërsa në një artikull të vitit 2022 për Teen Vogue deklaroi se kishte përjetuar ngacmime dhe abuzime seksuale në jetën personale dhe profesionale, përfshirë një incident kur ishte praktikante 18-vjeçare.

Schmidt, i cili u largua nga posti i CEO-s së Google në vitin 2011, është i martuar me Wendy Schmidt prej më shumë se katër dekadash dhe pasuria e tij vlerësohet rreth 54.6 miliardë dollarë. Ai e ka përshkruar më parë martesën e tij si “të hapur” dhe ka qenë i përfshirë në marrëdhënie të tjera jashtëmartesore, përfshirë një lidhje afatgjatë me biznesmenen Michelle Ritter, e cila më pas ngriti padi ndaj tij duke pretenduar sjellje të pahijshme dhe parregullsi financiare.
Top Channel