Drejt Pisa-Milan, Allegri: Do firmosja për një raund direkt me Interin për titullin, por objektivi është kualifikimi në Champions
Është folur shumë, ndoshta më shumë sec duhet për sezonin e Interit, që ka pasur vështirësitë e tij sidomos në ndeshjet direkte me skuadrat e mëdha në Itali, por gjithsesi është e sigurt se ecuria e deritanishme e zikaltërve me vendin e parë në kampionat, gjysmëfinalen në Kupën e Italisë dhe playoffin në Ligën e Kampioneve, drejtuesit e klubit dhe tifozët janë të kënaqur.
Por në horizont tani shfaqet ai është është tabuja e vërtetë për Interin dhe jo vetëm në këtë sezon; Derbi i Italisë kundër Juventusit.,
Inter-Juventus, bilanci. Duke marrë parasysh të dhënat post-Calciopoli nga sezoni 2006/2007, bilanci në kampionat në përballjet me bardhezinjtë është për të ardhur keq; 7 fitore, 11 barazime dhe 19 humbje. Edhe në vitet kur Interi ishte në majat më të larta të futbollit botëror, si në 2010, ndërsa Juventusi kërkonte rrugën për t’u kthyer në elitë përpara ciklit Conte-Allegri, Derbi i Italisë dukej ‘i mallkuar’ për kryesuesen e kampionatit aktual me ndeshje shumë të ekuilibruar dhe me rezultate minimale, përvec rezulatit 2-0 në 2009/2010
Fitorja mungon prej 2 vitesh. Duke u kthyer në ditët e sotme, te Interi, fitorja ndaj Juventusi mungon prej më shumë se 2 vitesh. Për të parë suksesin e fundit të Interit ndaj bardhezinjve, duhet të kthehemi në 4 shkurtin e 2024, në vitin e yllit të dytë të skuadrës milanese, ndeshje që e fitoi 1-0 duke ia mbyllur rrugën drejt titullit skuadrës së Allegrit. Pas këtij momenti Interi ka 2 humbje, e fundit 3-4 në fazën e parë, dhe 1 barazim ai i 27 tetorit 2024 me rezultatin 4-4.
Mbrëmjen e së shtunës, Interi më shumë se ndaj sindromës së ndeshjes së madhe, do të luajë kundër tabusë Juventus; nëse e kalon, mallkimi do të prishet, por ajo që ka më shumë rëndësi është se Inter do të bëjë një tjetër hap të madh drejt titullit
Top Channel