Ka 5 oferta në tryezë, Lewandowski do të vendosë për të ardhmen pas zgjedhjeve
Këtë të premte Milani do të luajë ndaj Pisa, ndeshja e tretë radhazi në transfertë për kuqezinjtë pas barazimit në Romë dhe fitores në Bologna. Në pritje për të zhvilluar ndeshjen e prapambetur me Comon, kuqezinjtë kthehen në fushë pas 10 ditësh dhe do të kërkojnë të mbajnë të hapur garën me Interin për titullin në Serie A.
Por trajneri Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp e përqendroi vëmendjen te sfida në Toskanë.
‘Pisa ka bërë ndeshje të mira, sidomos në shtëpi-tha Allegri-është një skuadër fizike që gjithnjë ka qëndruar në lojë. Në duher të jemi gati pas 10 ditësh pushimi. Në fazën e dytë, pikët kanë shumë rëndësi. Kjo do të jetë e para nga 4 ndeshjet që do të na çojnë te derbi. Ndaj Pisa, Parmës dhe Cremoneses morëm vetëm 2 pikë në fazën e parë. Për ne është një raund i rëndësishëm edhe sepse skuadrat e tjera kanë ndeshje direkte me njëra tjetrën. Duhet të afrohemi me kuotën e pikëve që do të na lejojë të hyjmë në Champions League’
Për Allegrin, objektivi është i qartë.
‘Të fitosh nuk është një gjë normale, por e vështirë, e arrin vetëm një skuadër-shtoi Allegri-jemi nisur për t’u kthyer në Ligën e Kampioneve. Për momentin jemi mes 4 më të mirave dhe ky mbetet objektivi. Mund të bënim më mirë në Kupën e Italisë, ky do të jetë pengu ynë. Interi dhe Napoli janë skuadra shumë të forta , Juventus po kthehet dhe Roma e Gasperinit po bën një punë shumë të mirë. Duhet të jemi të përqendruar për atë që duhet të bëjmë sepse nuk do të jetë e lehtë’.
Më pas Allegri iu përgjigj një pyetje specifike se a do të firmoste ai për një raund direkt për titullin me Interin.
‘Po, në këtë moment, Inter është një skuadër shumë e fortë, luan për titullin prej 5-6 vitesh, por ne fillimisht duhet të mendojmë të fitojmë në Pisa dhe të bëjmë atë që duhet’-tha Allegri.
Top Channel