Super League; historia e një turneu që nuk u zhvillua kurrë, çfarë parashikonte
Një ditë më parë u zyrtarizua dështimi i projektit Super League të krijuar në vitin 2021. Edhe Reali i Madridit që kishte mbetur i vetëm, u tërhoq nga ky projekt teksa arriti edhe marrëveshjen me UEFA për të mirën e futbollit
Padyshim që një gjë e tillë e ka gëzuar presidentin e UEFA, Alexander Ceferin që nuk e fshehu atë aspak
‘Jam shumë i gëzuar që Reali i Madridir dhe Barcelona iu bashkuan edhe njëherë familjes sonë-tha Ceferin-kemi pasur disa mosmarrëveshje me Florentino Perez, por kurrë nuk e humbëm respektin e ndërsjelltë dhe nuk e humbëm dashurinë për këtë sport. Fitoi vetëm futbolli, askush tjetër’.
Më pas Ceferin foli për forcën e futbollit evropian
‘Jemi përballur me pandemi, luftë, tensione ekonomike, por futbolli evropian triumfoi sepse qëndruam të bashkuar-shtoi kreu i qeverisë së futbollit evropian-si president i UEFA, përgjegjësia ime nuk është të shpik futbollin, por të veproj me përgjegjësi, duke evituar çështjet politike. Nuk do të ndëshkojmë kurrë federatat për punën e tyre, por do t’i ndëshkojmë kur përdoren nga qeveritë. E ardhmja e futbollit është e ndritur’.
Top Channel