Dështimi i Super League gëzon Ceferin: Fitoi vetëm futbolli, askush tjetët
Mosndëshkimi me karton të kuq të Jacobo Ramon në ndeshjen mes Napolit dhe Comos në Kupën e Italisë e zemëroi kaq shumë trajnerin Antonio Conte sa trajneri nuk u përmbajt në fjalorin e tij.
‘Të paktën shko verifikoje kokë k….’-lexohet nga lëvizja e buzëve të trajnerit italian sic u tregua edhe në median italiane pas sfidës çerekfinale që vulosi eliminimin e Napolit
Çfarë ndodhi mes Contes dhe Manganiello? Ky reagim mund t’i kushtojë shtrenjtë Antonio Contes duke qenë se Prokuroria Federale ka marrë në zotërim të gjitha videot për të parë nëse ekziston mundësia e hapjes së një procedimi për të. Nga ajo që mësohet, në raportin e arbitrit nuk ka gjurmë fyerjesh, edhe për faktin se Manganiello ishte shumë larg, ndërsa arbitri i katërt ishte duke komunikuar me kufje.
Çfarë rrezikon Conte? Nëse pas hetimeve Conte do të shpallet fajtor, trajneri i Napolit do të rrezikonte maksimumi 1 ndeshje skualifikim në Kupën e Italisë, por që mund të konvertohet në gjobë nëse do të arrihet në një marrëveshje.
Top Channel