Katastrofa në klubin e Premier League nuk ka fund, pronari grek shkarkon trajnerin e tretë për këtë sezon
Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është akuzuar për dy raste të tjera përdhunimi, ndërsa aktualisht ndodhet në proces gjyqësor pasi ka mohuar akuzat për përdhunimin e dy grave dhe sulm seksual ndaj një të trete.
Sipas Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (Crown Prosecution Service), akuzat e reja lidhen me një grua tjetër dhe vijnë pas një hetimi të ri nga Policia Metropolitane e Londrës. Një zëdhënës bëri të ditur se pretendimet e fundit janë raportuar fillimisht në gusht të vitit 2025.
Futbollisti 32-vjeçar nga Gana pritet të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster më 13 mars.
Në shtator të vitit të kaluar, Partey u deklarua i pafajshëm për pesë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual. Sipas pretendimeve të prokurorisë, ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur gjatë viteve 2021–2022.
Kontrata e tij me Arsenalin përfundoi më 30 qershor të vitit të kaluar dhe nuk u rinovua, duke e lënë lojtarin si futbollist të lirë. Më pas, ai firmosi me klubin spanjoll të La Liga-s, Villarreal.
Procesi gjyqësor ndaj tij është në vijim.
Top Channel