Pasi u kapën “mat” disa herë, Lewis Hamilton komenton lidhjen me Kim Kardashian për herë të parë
Të ardhura mbi 7 miliardë euro, bilanc financiar pozitiv në rritje dhe porosi të mbuluara deri në 2027; Ferrari arkivon një vit historik dhe shpërblen rreth 5000 punonjësit të tij me një bonus të jashtëzakonshëm
Shefi Ekzekutiv i kompanisë më të famshme të prodhimit të automjeteve në Itali, Benedetto Vigna bëri të ditur se për secilin prej punonjësve është akorduar një bonus prej 15 mijë eurosh duke nënvizuar kontributin e dhënë prej tyre në arritjen e këtij rezultati të jashtëzakonshëm financiar.
Ky bonus do të jepet me këste prej 1300 eurosh, me një bilanc përfundimtar që do të bëhet në pranverë. Këtë bonus do ta përfitoonë punëtore, teknikë dhe punonjës me kontratë në Itali. Një zgjedhje kjo që bëhet e mundur nga rezultate financiare solide. Në vitin e fundit, Ferrari regjistroi të ardhura neto prej më shumë se 7.1 miliardë euro, një bilanc operativ pozitiv në rritje me 12% në 2.11 miliardë euro dhe një bilanc pozitiv neto të rritur në 1.6 miliardë euro. Portofoli i porosive është i mbuluar deri në 2027, sinjal kjo që kërkesa mbetet e forte
Soliditeti financiar lejon Ferrarin të shpërblejë edhe aksioneret teksa u njoftua propozimi për të shpërndarë dividentë në masën 40% të fitimit në 2026, një shifër kjo që është në rritje në krahasim me vitin e kaluar.
Top Channel