Sulmuesi i Lazios, Pedro, shtrohet në spital, shmanget fraktura
Manchester City mori të tjera 3 pikë në kampionatin anglez të futbollit. Skuadra e Citizens mposhti Fulham në ndeshjen e javës së 26 në Etihad Stadium me rezultatin 3-0 duke e shkurtuar për momentin diferencën me Arsenalin kryesues në 3 pikë, me Topcinjtë që do të luajnë këtë të enjte me Brentford.
Manchester City i mbylli llogaritë e ndeshjes praktikisht që në pjesën e parë që e fitoi me rezultatin 3-0. Edhe pse u hodh në sulm që në minutat e para, skuadra e Citizens e gjeti golin në mesin e pjesës së parë teksa shënoi me Antoine Semenyo. Kaluan vetëm 6 minuta dhe Nico O’Reilly shënoi golin e dytë pas një kundërsulmi dhe që erdhi pas një momenti të rrezikshëm të Fulham që u ndal nga Donnarumma. Nuk mund të mungonte Erling Haaland në këtë ndeshje me norvegjezin që shënoi golin e tretë për të çuar rezultatin në 3-0.
Në pjesën e dytë, Manchester City u duk sikur e uli ritmin e lojës dhe kjo i dha zemër Fulhamit që të kërkonte diçka më shumë. Megjithatë skuadra e Guardiolës arriti ta menaxhojë pa shumë probleme avantazhin e krijuar që në pjesën e parë dhe në fund sfida u mbyll me fitoren e Citizens 3-0
Fitore shënoi edhe Aston Villa ndaj Brighton me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Mings në minutën e 86. Po kështu mori 3 pikët edhe Burnley që mposhti në Londër ndaj Crystal Palace 3-2 në një ndeshje ku sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk ishte as në formacion dhe as në stol, ndërsa në ndeshjen tjetër mes Nottingham Forest dhe ëolverhampton nuk pati fitues pasi kjo ndeshje u mbyll 0-0
Top Channel