Live/ “Lironi çunat”, dita e 33-të e tubimit në Tiranë, protestuesit dalin me komunikatë pas sulmit me vezë ndaj deputetëve: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
Katër pjesëtarët e familjes Kola, të cilët humbën tragjikisht jetën disa ditë më parë në Porcari, Itali, u nisën drejt Shqipërisë, ku do të prehen në fshatin e tyre, Gryksh i Madh, Peqin.
Kryefamiljari Arti Kola, bashkëshortja e tij Jonida Kola dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar dhe Xhesika, 22 dhe 15 vjeç, ndërruan jetë më 4 shkurt në shtëpinë e tyre si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, i shkaktuar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi.
Trupat janë nënshtruar analizave toksikologjike në Itali, ndërsa tashmë është mundësuar kthimi i tyre në Shqipëri. Për transportin e trupave, vëllai i Artit, Durim Kola, hapi një fushatë GoFundMe, e cila brenda dy ditësh mblodhi mbi 75 mijë euro.
Banesa ishte pronë e Artit, blerë rreth tre vite më parë dhe restauruar pjesërisht nga vetë ai, i cili ishte piktor me profesion. Djali i tij, vetëm 22 vjeç, punonte si elektriçist.
Top Channel