Tensionohet situata në Durrës/ Banorët ndalojnë edhe kreun IMT, tentojnë të futen në bashki. Policia shoqëron 3 persona

10/02/2026 12:25

Pasi ndoqën kryetarin e Këshillit të qarkut për shpjegime, banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit, teksa në protestë ka patur edhe tensione.;

Banorët e qytetit të Durrësit e kanë nisur ditën e sotme me protesta për projektin TID i cili do të cënojë banesat e 74 familjeve durrsake.

Qytetarët u mblodhën para godinës së Bashkisë ku kërkonin shpjegime për situatën, pasi ata ndoqën kryetarin e Këshillit të qarkut, Alfred Mullaraj, ata ndaluan edhe kreun e IMT-së të Bahskisë së Durrësit, të cilit i kërkuan po ashtu shpjegime për situatën.

Në vazhdim të protestës ka patur edhe tension si dhe ndërhyrje nga forcat policore pasi banorët protestues bllokuan rrugën si reagim për cenimin e të drejtave dhe banesave të tyre nga projektet.

Pasi nuk janë lejuar të futën në bashki, banorët protestues kanë hedhur vezë dhe letra higjienike në drejtim të godinës.

Ndërkohë pas ndërhyrjes së policisë janë shoqëruar 3 protestues, ndërsa banorët e tjerë kanë tentuar t’i nxjerrin ata nga furgoni i policisë.

Ndërkohë mbledhja e këshillit bashkiak po shoqërohet me debate, ku këshilltarët e PD dhe PL thonë se do të braktisin mbledhjen nëse nuk lejohet të futet të paktën një përfaqësues i banorëve të prekur nga projekti TID.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB