‘Kërcënimet amerikane nuk kanë mbaruar’, Macron: BE-ja të krijojë një instrument të përbashkët huamarrjeje dhe të sfidojë dollarin
Shfaqja e pjesës së parë të Super Bowl LX me Bad Bunny hyri në histori, duke lënë një gjurmë pozitive pavarësisht reagimeve të ndryshme që shkaktoi.
Skena e ngritur në qendër të stadiumit Levi’s në San Francisko u konsiderua jashtëzakonisht mbresëlënëse, ndërsa artisti portorikan i dha performancës një identitet të fortë latino-amerikan.
Në spektakël morën pjesë emra të njohur si Lady Gaga dhe Ricky Martin, si dhe dhjetëra valltarë, të cilët kontribuuan në krijimin e një atmosfere unike. Mes elementeve që tërhoqën më shumë vëmendje ishte një skenografi e veçantë, ku dhjetëra persona të veshur si shkurre krijuan imazhe dinamike, duke hyrë dhe dalë nga stadiumi gjatë performancës.
People inside trees were paid $18.70 an hour for 70 hours of work ($1,309).
Included 8 days of rehearsals + Game Day. https://t.co/dEO40GOhje
— Darren Rovell (@darrenrovell) February 9, 2026
NFL Exec: But how will we get the trees on and off the field so quickly?
Bad Bunny: Hear me out…
— Mariner Menace (@MarinerMenace) February 9, 2026
Sipas analistit të biznesit sportiv Darren Rovell nga The Action Network, figurantët që realizuan akrobacitë u paguan nga 1,309 dollarë secili. Përveç performancës live, ata kishin kaluar rreth 70 orë stërvitje dhe përgatitje përgjatë tetë ditëve.
Ndërkohë, vetë Bad Bunny nuk mori asnjë pagesë për shfaqjen, në përputhje me traditën e Super Bowl, ku artistët nuk paguhen, pasi kjo skenë konsiderohet si platforma më e madhe promocionale në botë për ta.
Top Channel