“S’është as pushtimi turk pas vdekjes së Skënderbeut, as ai fashist italian”, analiza e Fugës pas humbjes së Kombëtares: S’ka lidhje patriotizmi me një lojë me top
Agjencia për Media dhe Informim (MIA) bën të ditur se Shqipëria dhe Belgjika kanë vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale për menaxhimin në kohë reale të rasteve të emigracionit të paligjshëm.
Ky sistem përfaqëson një nivel të ri të bashkëpunimit dypalësh institucional, duke e pozicionuar Shqipërinë ndër vendet e para në Europë që zbaton një sistem të integruar elektronik për trajtimin dhe koordinimin e proceseve të rikthimeve.
Përfitimet kryesore të këtij sistemi janë proceduarat më të shpejta, ulje e barrës administrative, koordinim më i mirë institucional, transparencë më e lartë dhe procese të standardizuara, raporton MIA.
Ky sistem i përbashkët midis dy vendeve është një platformë digjitale që menaxhon rastet e emigrantëve që kanë lëvizur në mënyrë të paligjshme, duke i përpunuar ato në kohë reale dhe duke siguruar një shkëmbim të strukturuar të të dhënave ndërmjet autoriteteve respektive.

Top Channel