Shqipëria gati për turneun europian të parë të vitit 2026, fillon në muajin shkurt
Në muajin janar në Milanello erdhi Fullkrug dhe për një kohë të gjatë kuqezinjtë ndoqën Mateta. Në krahun tjetër për Christopher Nkunku u fol për një transferim te Fenerbahçe dhe Roma, por sulmuesi francez i ka pasur gjithnjë idetë e qarta.
‘Nuk e kam menduar kurrë largimin na Milani. Agjenti im nuk më ka folur për oferta dhe kështu pëe mua ishin vetëm zëra-tha Nkunku ‘La Gazzetta Dello Sport’-pastaj ai më njeh mirë; nuk i kam kërkuar të shikojë për klube të tjerë sepse doja vetëm të isha gati që të jepja më të mirën te Milani. E di ku dua të qëndroj dhe duhet të kem durim nëse njerëzit flasin’
Dhe njerëzit pas një fillimi të vështirë të sulmuesit që u transferua te Milani në verë për rreth 40 milionë euro, ‘e ngelën në klasë’ përpara kohe Nkunku i cili që nga ndeshja ndaj Veronës kur është zhbllokuar nuk është ndalur më dhe tani dëshiron të fitojë zemrën edhe të tifozëve më skeptikë
‘Për mua ishte e vështirë sepse nuk kisha lënë kurrë një fazë përgatitore dhe verën e ardhshme do të bëj gjithçka që kjo të mos ndodhë më-vijoi Nkunku-u përpoqa që ruaj qetësinë sepse i di cilësitë e mia dhe e dija që golat do të vinin, ishte vetëm çështje kohe. Objektivi për numrin e golave? Nuk flasim për shifra, unë kam si objektiv të shfrytëzoj shanset që kam për shënim; nëse janë 10-12, fokusi im është të shënoj 10-12 gola’.
Një meritë të madhe për rizgjimin e francezit ka trajneri Massimiliano Allegri.
‘Kur trajneri thotë diçka, duhet ta bësh tënden sepse ai ka shumë eksperiencë-shtoi Nkunku-gjëja më e rëndësishme është të bësh atë që të kërkon Allegri’
Francezi më pas foli për shokët e tij të skuadrës duke nisur nga bashkëkombasit e tij.
‘Adrien Rabiot gjithnjë e kam njohur si një lojtar kaq të fortë-tha Nkunku-ndoshta tani është pak më shumë vendimtar. Kjo edhe sepse Allegri e do më shumë ofensiv, ndërsa më përpara luante më poshtë. Ai ka një goditje fenomenale dhe vrapon shumë. Mendoj se ai mund të luajë çdo ditë 90 minuta sepse asnjëherë nuk është i lodhur dhe është në kulmin e karrierës së tij’
Christopher Nkunku nuk i kurseu as elozhet për Mike Maignan,
‘Mike na ndihmoi të bëjmë shumë pikë, është një lider i vërtetë dhe në dhomën e zhveshjes kur ai nis të flasë, të gjithë e dëgjojnë-tregon Nkunku-një kapiten i vërtetë. Nuk mund t’i thonim ‘qëndro, qëndro’, por tani që rinovoi jemi më të qetë, është diçka e mirë për klubin që ai qëndroi’.
Dhe në fund Nkunku foli edhe për Modric dhe Leao.
‘Luka është super; ka një cilësi unike dhe bën dërgime topi fantastike, nëse tentoj unë më spostohet ija. E pabesueshme, është 40 vjeç por mund të luajë deri në 45-46 vjeç-tha Nkunku-Leao, kush është më i shpejtë? Në distanca të gjata ndoshta Rafa, në ato më të shkurtra, ndoshta unë’.
Top Channel