Qytetarët e prekur nga projekti TID ndjekin kryetarin e Këshillit të Qarkut të Durrësit për shpjegime, policia e mbron dhe e shoqëron drejt bashkisë
10/02/2026 11:48
Banorët e shtëpive që preken nga projekti TID kanë dalë në protestë para Bashkisë së Durrësit.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, qytetarët protestues ndjekin kryetarin të Këshillit të qarkut të Durrësit, Alfred Mullaraj për t’i kërkuar shpjegime e mbështetje për situatën.
Mullaraj u ndoq nga qytetarët deri sa u fut në institucion i shoqëruar nga punonjësit e policisë bashkiake
Kujtojmë se janë 74 familje që preken nga projekti TID, që pritet të zbatohet në qendrën historike të Durrësit.
Top Channel