Banesat preken nga projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, protestojnë banorët: Duam strehim, jo shpronësim

10/02/2026 11:31

Banorë që preken nga projekti i rrugës që lidh bregdetin, në zonën e Currilave, me rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës kanë protestuar ditën e sotme para bashkisë së Durrësit.

Ata shprehen se kanë mësuar në rrugë jozyrtare se banesat e tyre do të prishen në kuadër të investimit që sjell zgjerimin e rrugës.

Të shqetësuar nga ky investim dhe mungesa e transparencës nga ana e bashkisë, banorët thonë se vlera e shpronësimit për këtë investim publik është larg vlerës së tregut të pasurive të paluajtshme në Durrës.

Të cenuar në të drejtën e pronës, banorët kërkojnë strehim dhe jo shpronësim, nëse investimi për zgjerimin e rrugës do të kryhet pavarësisht rezistencës së tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB