Kupa e Italisë/Conte, përtej emergjencave, Fabregas kërkon të befasojë sërish; kush do të përballet me Interin

10/02/2026 11:27

Kanë kaluar plot 40 vjet që nga gjysmëfinalja e parë dhe e vetme në Kupën e Italisë e Comos dhe mbrëmjen e kësaj të marte në Maradona, skuadra e Cesc Fabregas do të tentojnë të përsërisë këtë arritje teksa do të përballet me Napolin në çerekfinale.

Misioni nuk do të jetë e lehtë. Pas eliminimit në Champions League dhe me 9 pikë prapa Interit kryesues, Napoli dëshiron t’i shkojë deri në fund Kupës së Italisë, një kompeticion që edhe vetë Antonio Conte nuk e ka fituar kurrë në karrierën e tij si trajner.

Por edhe për kampionët e Italisë ka disa pengesa. Nga njëra anë është emergjenca e dëmtimeve ndërsa në anën tjetër është fakti që kundërshtarët janë më të shplodhur. Për shkak të Lojërave Olimpike Dimërore, Como nuk e zhvilloi ndeshjen me Milanin në fundjavë dhe kështu pati mundësi të shijojë një javë të plotë pushim.

Conte do të duhet të zgjidhë shumë nyje përsa i përket formacionit. Përsa i përket skemës, ajo 3-4-2-1 duket se është një zgjedhje e detyruar, por nuk përjashtohen variante të tjerë për të tentuar të kapë në befasi ish mesfushorin e tij në kohët e Chelsea. E vetmja siguri ka të bëjë me Scott McTominay; skocezi prej kohësh po bashkëjeton me një shqetësim në kofshë dhe kështu do të kursehet për të qenë në ndeshjen me Romën. Në portë do të kthehet Milinkovic-Savic, ndërsa në mbrojtje ka hapësirë për Juan Jesus dhe Beukema.

Formacioni i mundshëm i Napolit: Milinkovic-Savic; Beukema, Rrahmani, Juan Jesus; Gutierrez, Lobotka, Elmas, Spinazzola; Giovane, Santos; Hojlund

Në krahun tjetër te Como, Fabregas do të hedhë në fushë formacionin më të mirë. Përpara Douvikas është i favorizuar ndaj Moratës, ndërsa pas tij, pëvec Nico Paz do të jënë Baturina dhe Vojvoda. Ndërsa në mbrojtje, në qendër do të jenë Ramon dhe Kempf

Formacioni i mundshëm i Como: Butez; Smolcic, Ramon, Kempf, Valle; Da Cunha, Perrone; Vojvoda, Nico Paz, Baturina; Douvikas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB