Marcus Thuram gjen më në fund golin me Francën, nuk shënonte me ‘Blutë’ që nga 2023
Që nga muaji nëntor është jashtë fushave të lojës për shkak të një problemi në aduktorin e këmbës së majtë dhe bëhet fjalë për Dusan Vlahovic që u kthye në Torino për rehabilitimin me synimin për t’u kthyer në dispozicion të Juventusit përpara ndeshjes së playoffit në Ligën e Kampioneve kundër Galatasaray, por kjo është një garë kundër kohës.
Ndërkaq, Dusan Ilic, përgatitësi fizik i kombëtares serbe që ka një miqësi të ngushtë me sulmuesin, në një intervistë për ‘Tuttosport’ ndër të tjerat foli edhe për të ardhmen e futbollistit.
‘Ajo që më shqetëson ësjrë se pas këtij dëmtimi ai mund të mos rekuperojë rendimentin e lartë; ka uri, dëshirë për të shënuar gjithnjë e më shumë është thuajse obesesiv-tha Ilic që nuk pati dyshime për destinacionin e tij të ri-për mendimin tim do të shkojë te Barcelona. Përpara Juventusit kishte folur me Atletico Madrid, por zgjodhi bardhezinjtë. Ishte një ofertë që nuk mund ta refuzonte. Dusan e respekton dhe e do Italinë dhe për këtë arsye qëndroi atje kaq shumë. Tani duhet të rinovojë karrierën dhe të tentojë të ecë përpara’
Top Channel