Shqipëria gati për turneun europian të parë të vitit 2026, fillon në muajin shkurt
Khephren Thuram tashmë është një futbollist i rëndësishëm te Juventus, status që e forcoi akoma më shumë me ardhjen në stol të Luciano Spallettit.
Mesfushori francez në një intervistë për Sky shpjegoi se sa thelbësor ishte trajneri toskan për rritjen e tij futbollistike duke e përshkruar si një ndër trajnerët e parë të aftë për t’i transmetuar një vetëdije të thellë për aftësitë e tij.
‘Trajneri më kërkon shumë gjëra, që të jem gjithnjë në lëvizje, të paraprij manovrën-tregon Khephren Thuram-është një trajner shumë kërkues me mua dhe të gjithë skuadrën, na kërkon shumë gjëra dhe ne përpiqemi ta ndjekim’
Ndërsa pritet Derbi i Italisë ndaj Interit, vëmendja është kthyer tek përballja në familje mes dy vëllezërve Khephren dhe Marcus. Edhe pse ata komunikojnë çdo ditë në jetën e tyre private, Khephren zbulon se futbolli nuk është temë që preket në bisedat mes tyre.
‘Komunikojmë çdo ditë me mesazhe, flasim, por të themi të vërtetën, për ndeshjen kurrë-tregon Kephren.
Edhe pse kur ishin të vegjël ëndërronin të luanin në të njëjtën skuadër, Khephren i gëzohet kësaj sfide mes dy gjigandëve të futbollit italian me shpresën që të ritakohen sërish në kombëtaren franceze. Në San Siro në kuadër të Derbit të Italisë, do të jetë e gjithë familja Thuram, duke përfshirë këtu edhe babain e futbollistëve, Lilian që sërish do të dyzohet mes djemve të tij pas sfidës spektakolare e fituar nga Juventusi 4-3
Khephren foli edhe për paanshmërinë e mundshme të babait të tij teksa me shaka tha se ndoshta ai është pak më i preferuari
‘Ai mbetet neutral, por unë jam më i vogli, kështu që mendoj se ka diçka më shumë për mua sepse jam më i vogli i familjes. Djali më i madh është ai me të cilin je pak më i ashpër-tha Khephren, një koment të cilin e mbylli duke qeshur duke lënë të kuptohet se klima sesi familja e përjeton këtë rivalitet historik është e qetë.
Top Channel