Donnarumma shpëton Manchester City; reagimi i Guardiolës bëri xhiron e botës…
Ka një Milan me Luka Modric dhe një Milan pa Luka Modrid; distanca ëshrë e madhe, kjo është e dukshme teksa pas kroatit nuk ka thuajse asnjë futbollist që mund ta zëvendësojë vërtet.
Çështja është; Modric do të vendosë për të ardhmen vetëm në fund të sezonit. Ai mund të vendosë që të qëndrojë edhe për 1 vit tjetër me kuqezinjtë, të kthehet në Zagreb për të mbyllur karrierën aty ku e nisi ose edhe mund të thotë menjëherë lamtumirë futbollit të luajtur.
Në këtë pikë te Milani duhet menduar për gjetjen e një organizatori për të drejtuar skuadrën e Allegrit në fushën e lojës. Nga lojtarët aktualë, 2 janë emrat që përmenden në këtë pikë dhe që të dy kanë pasur mundësi të luajnë përkrah Luka Modric. Njëri prej tyre është Ricci që është vendosur në pozicionin e gjysmësulmuesit të krahut për të mos i hequr hapësirat kroatit.
Është edhe Jashari, futbollist për të cilin u investua shumë verën e kaluar dhe pas 1 viti ambientim ai mund të shpërthejë më në fund. Rruga e tretë dhe për momentin më pak e pëcaktuar; mund të kërkohet në merkaton e transferimeve një tjetër organizator me eksperiencë, por të gjesh futbollistin e duhur, si Luka Modric nuk është kaq e thjeshtë. Atëherë, në këtë pikë, Igli Tare dhe Allegri do të tentojnë të bindin Modric që të qëndroëje edhe nje vit edhe pse e dinë se vendimi i tij varet nga shumë faktorë duke përfshirë edhe atë familjar.
Pas kësaj do të jetë e nevojshme të mendohet edhe për pjesën tjetër të skuadrës, si të përforcohet reparti i sulmit që vazhdon të ketë nevojë për një qendërsulmues. Po kështu do të mendohet edhe për një qendërmbrojtës për ta bashkuar me Tomori, Gabbian dhe Pavlovic. Nuk do të ketë lëvizje të shumta si në sezonet e kaluara, por nuk duhet gabuar në zgjedhjet që do të bëhen
Top Channel