Me Ricci dhe Jashari, por pa Modric; Milani mendon për një të ardhme pa kroatin
Me 5 golat e shënuar në ndeshjen me Sassuolon, Interi arrin në kuotën e 80 golave të shënuar në këtë sezon në të gjitha kompeticionet, një numër ku shumë impresionues.
Por duke qëndruar vetëm te kampionatet, Interi nuk është skuadra që ka shënuar më shumë në 5 ligat më të rëndësishme evropiane. Zikaltrit kanë shënuar 57 gola në Serie A, më mirë se Real Madrid dhe Manchester City, por jo mjaftueshëm sa për t’u pozicionuar më mirë se vendi i tretë, pasi përpara janë Bayerni dhe Barcelona.
Diferenca mes Interit dhe Juventusit, skuadra e dytë me sulmin më të mirë në Serie A është 16 gola, 57 me 41. Vetëm në Gjermani kjo diferencë është më e madhe me Borussia Dortmund që ka 36 gola më pak se Bayerni i Mynihut, me 43 gola të verdhezinjve kundrejt 79 të bavarezëve
Një tjetër e dhënë e shkëlqyer për Interin ka të bëjë me mbajtjen e portës të paprekur. Asnjë nga skuadrat në 5 kampionatet më të rëndësishme nuk kanë fituar 13 ndeshje pa pësuar gol, me zikaltrit që ndiqen nga Arsenali me 11
Top Channel